Shakira dhe Pique u takuan “ballë për ballë”: Ja si shkoi takimi i kujdestarisë

Muajt e fundit, vëmendja e mediave botërore ishte te divorci i yllit të Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.

LEXO EDHE KETE

Aksident i tmerrshëm: Vetura del nga pista gjatë garës dhe mbyt një gjyqtar

Dyshja i dhanë fund lidhjes që e kanë nisur prej 12 vjetësh dhe kjo erdhi për shkak të tradhëtisë bashkëshortore. Pas ndarjes, ka nisur “lufta” për kujdestarinë e fëmijëve dhe futbollistit nuk i pëlqen fakti se Shakira dëshiron të zhvendoset në Miami.

“AS” raporton se Shakira dhe Pique janë takuar për punën e kujdestarisë dhe ky takim nuk ka ecur mirë.

Shakira ka kërkuar që Pique të transferohet tek Inter Miami për t’i parë fëmijët, gjë e cila e ka mërzitur futbollistin pasi ai do qëndrimin te Barcelona edhe për një vit.

Data e radhës e takimit mes tyre është 4 gushti dhe Shakira do t’i marrë fëmijët për t’u takuar me Piquen në Bahamas./Botapress.info/

ngjashme