Tashmë ka përfunduar raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021 në Kosovë, ku për to kishte interesim mjaft të madh.
Me të përfunduar gara, nuk munguan edhe postimet ngacmuese nga qytetarët në rrjete sociale, ku disa nga ato u shpërndanë mjaft shumë duke u bërë kështu virale në të gjithë vendin.
Normalisht, duke parë garën e ngushtë në Prishtinë, shakatë më të shumta ishin për kryeqytetin ku fitues doli kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Postimet më të shumta ishin rreth premtimeve, dukjes së Ramës që ngjason paksa me aktorin Gerard Butler. Më poshtë keni disa nga ato, në rast se dëshironi që ky artikull të pasurohet edhe me postime tjera, na dërgoni në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram.