Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e 25 prill në Shqipëri.Një urim në adresë të Edi Ramës ka ardhur edhe nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai ka uruar Ramën dhe shqiptarët për zgjedhje të suksesshme dhe demoktarike.
Kamberi tha se beson se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë përkujdesjen ndaj Luginës së Preshevës, pasi pas Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevësh është e harruar dhe e diskriminuar.Më poshtë postimi i tij:
Uroj Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj z. Edi Rama për suksesin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit.
Uroj Republikën e Shqipërisë dhe qytetarët e sajë për maturinë e treguar, qetësinë e ruajtur dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike.Besojë fuqishëm që Republika e Shqipërisë dhe institucionet e saja do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për t’u përkujdesur edhe më shumë për Luginën e Preshevës dhe qytetarët e sajë.Pa Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevës do të jetë e zbeht, e harruar dhe diskriminuar edhe më tej.
Andaj, ne do të jemi mirë kur është mirë Shqipëria.
Urime!