Sërish në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Këtë herë krismat u dëgjuan në rrugën “Gjon Serreçi”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë.
“Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Borovci.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur një hetim./Botapress.info/