[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sfida më e re që po çmend rrjetet sociale, heqin pantallonat dhe…(Video)



Nxehtësia e padurueshme në Australi ka bërë shumë që shumë njerëz të provojnë një sfidë të re. Në Outbacks, nxehtësia është ekstreme dhe vendi i përshtatshëm ka bërë që njerëzit të krijojnë një sfidë virale, “Hot Toolbox Challenge”, e cila është tashmë një sukses në rrjetet sociale.

Sfida është për t’u ulur, pa të brendshme në një sipërfaqe metalike që është në temperatura të larta. Siç pritej, sfidat zgjasin vetëm disa sekonda, dhe menjëherë njerëzit kanë kërcyer përpjetë, duke treguar shenjën që ka formuar në fundshpinën e tyre nxehtësia. Edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme, janë gjithnjë e më shumë njerëz që duan të provojnë këtë sfidë.

Videoja është tashmë viralizuar dhe ka grumbulluar më shumë se 130 mijë reagime. Përdoruesit e tjerë të botës janë në kërkim për vende me temperatura të larta për të imituar sfidën.