Një rrëfim dashurie si në përralla!
Çifti Seremb Gjergji e Sama Bajraktari – Gjergji rrëfejnë takimin e tyre “sfidat” dhe dashurinë e tyre e cila dita e ditës sipas tyre vetëm po u shtohet.
Megjithatë, Serembi në fillim nuk i kishte lënë përshtypje Sames, “Kam fillu me e urrejt pa e njoft, kur me ka fol ky unë jam tërhjeke. Kur ishim bashkë në ligjerata unë iksha, ndërsa sot është ndryshe”, rrëfen bashkëshortja e Serembit.
Ndërsa Seremb Gjergji rrëfen se çfarë ka rrëzikur për bashkëshortën në periudhën e luftës, “Ka qenë ora policore edhe po më thotë nëse ti je frajer e vjen te daja na fillojmë se po e shoh që e ki përnime. Kështu në orën policore në vitin 1996 – 97, dhe shkova”, kujton me nostalgji Gjergji.
Edhe pse iu takojnë religjioneve të ndryshme çifti nuk e ka parë asnjëherë si pengesë çështjen e fesë ata madje kanë thënë feja është konsideruar si element unifikues.
“Dallimi i vetëm në fe, besoj nuk shërben si element ndarje por si element unifikues”, u shpreh Seremb Gjergji.
Por, dashuria e tyre ka pasë edhe një sfida, e sfidën më të madhe e konsiderojnë luftën ku edhe janë detyruar të largohen nga njëri-tjetri dhe të mos kontaktojnë për 6 muaj.
Me nostalgji Seremb Gjergji kujton fjalët e shkruara në ditarin e tij për 14 shkurt të vitit 1999 “Është ora 1 dhe ende nuk kam ble dhuratë për Shën Valentin”.
“Kjo nuk është femra ma e bukur, se e bukur është ‘miss bota’ por, kjo është femra ma e mirë në botë për mu”, tha Gjergji për emisionin “Bon Bon” në RTV21.
Edhe bashkëshortja e tij Sama thotë se çdoherë janë mirëkuptuar si çift dhe e plotësojnë njëri-tjetrin./21Media