[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia po përgatitet për luftë: Rikthen shërbimin e obliguar ushtarak



Ministria e Mbrojtjes së Serbisë i ka bërë ftesë të përgjithshme qytetarëve të Serbisë të cilët këtë vit kanë mbushur 18-vjeç, por edhe më të vjetër, të lajmërohen për kryerjen e obligimit të detyruar ushtarak, transmeton Zeri.info.

Këtë detyrim ligjor obligohen për ta përmbushur edhe ata qytetarë serb që për disa arsye nuk janë evidentuar në të dhënat ushtarake. Sipas mediave serbe, kolonel Misha Krgovic nga Drejtoria e detyrimeve ushtarake, tha se që nga sot vlen thirrja e përgjithshme për obligimin e detyrueshëm ushtarak, ndërsa Qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes do të fillojnë të bëjnë thirrje individuale për të gjithë ata që nuk i janë përgjigjur ftesës për regrutim.

Që nga viti 2011 shërbimi ushtarak në Serbi ka qenë në baza vullnetare. Por, pasi situata gjeopolitike në botë është komplikuar seriozisht me krizën e emigrantëve, por edhe rritjen e armiqësive dhe tensioneve në Ballkanin Perëndimor, rikthehen detyrimet e shërbimit ushtarak, thekson Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Ky veprim i fundit po shihet si një parapregatitje e Serbisë për ndonjë konflikt të mundshëm ushtarak dhe kjo është bërë e qartë edhe me kërcënimin e presidentit serb Nikoliç se do ta dërgoj ushtrinë në Kosovë./ZERI