[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia kishte deklaruar se do të hakmerrej nëse Franca s’e ekstradon Haradinajn



Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u liruar të enjten me 27 prill, nga gjykata franceze në Colmar, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për ekstradim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

 

Për një vendim të tillë Serbia kishte paralajmëruar, qysh në janar, atëherë kur ishte ndaluar Haradinaj, se do të hakmerrej.

 

Autoritetet në Serbi kishin deklaruar se “do të injorojnë në të ardhmen çfarëdo kërkese për ekstradim nga Franca dhe vendet tjera europiane, nëse drejtësia franceze nuk e dorëzon Haradinajn”.

 

Kërcënimi i autoriteteve serbe ishte bërë, menjëherë pas lirimit me kush të Haradinajt dhe vendimit që ai të qëndrojë në Francë derisa të merret një vendim final.

 

Tani, derisa autoritetet serbe po ankohen për këtë lirim, media serbe si Kurir shkruajnë se liria e Haradinajt u ble.

 

Sipas këtij mediumi, për ta liruar Haradinajn u angazhua edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

 

Ndërsa parat, rreth gjysmë milioni euro, i pagoi, sipas Kurir, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.