[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia ka të drejtë “të hidhërohet” me Maqedoninë për Kosovën



Shefi i diplomacisë në Serbi, Ivica Daçiq, më herët tha se kanë gabuar që e kanë pranuar Maqedoninë me emrin kushtetues.

Për këtë deklaratë është prononcuar dhe analisti pro-qeveritar, Risto Nikovski i cili ka thënë se Serbia ka të drejtë që të hidhërohet me Maqedoninë.

”Ndërkohë, atyre që ju besojmë, amerikanëve, na kanë përgjuar, na kanë shkaktuar krizë të rëndë politike kurse politika dhe diplomacia e shqiptare janë duke na faturuar ‘gabimet’ politike duke përfshi këtu federalizmin, dygjuhësinë dhe të ngjashme me të cilat duan të na shkatërrojnë shtetin. Daçiq ka të drejtë të na hidhërohet,” ka thënë mes tjerash Nikovski.