[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Serbia ka dashur të më shoh si Adem Jasharin”



Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është i ndaluar në francë bazuar në një fletarrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, ka thënë se për të nuk bën të negociohet.

“Serbia është armik i yni.  Ata kanë pasur dëshirë të më shohin si Adem Jasharin”, tha ai në një intervistë të dhënë për RTV 21,

Ai është befasuar nga mënyra se si shqiptarët e kanë mbështetur.

“Nuk jam lodhur nga këto gjëra. Adem Jashari e kishte sakrifikuar tërë familjen e nuk u lodhë. As unë nuk jam lodhur, por më tepër po më vjen inati”, tha ai