[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia frikësohet se SHBA do t’ia kërkojë njohjen e Kosovës



Botapress, 30 janar – Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka shprehur frikën se SHBA-ja do t’i kërkojë Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës

Drecun thotë se është i shqetësuar nga një deklaratë e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mathis, se tema e njohjes së Kosovës do të shtrohet para anëtarësimit të Serbisë në BE, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net

“A do të thotë kjo se SHBA ka hequr dorë nga qëndrimi për të mos ushtruar presion dhe për të mos kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia. Nëse ka pasur një zhvillim të tillë, atëherë ky është trend negativ për Serbinë”, ka deklaruar Drecun