[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Serbia do ta kërkojë sa më shpejt ekstradimin e Haradinajt”



Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të kërkojë në afatin sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca, transmeton Koha.net.

Sipas medieve të Beogradit, Ministria e Drejtësisë do t’ia dërgojë kërkesën për ekstradim bashkë me dokumentacionin përkthyer frëngjisht Gjykatës së Apelit në Colmar.

Prokurori për krime lufte i Serbisë Milan Petroviq, ka deklaruar se procesi kundër Ramush Haradinaj nuk është i parashkruar.
“Prokuroria për krime lufte merret me veprat penale që nuk parashkruhen, pra procesi kundër Ramush Haradinajt do të vazhdojë derisa ai të jetë gjallë”, ka thënë Petroviq për rts.
Sipas tij, “Haradinaj nuk do të mund të lirohet derisa të mos gjendet para gjykatës kompetente , e në këtë rast, gjykata kompetente do të ishte në Serbi”.

Ramush Haradinaj, ish – kryeministër i Kosovës dhe lideri aktual i AAK-së është arrestuar të mërkurën nga autoritete franceze në Bazel me feltëarrest të Serbisë nga vitit 2004.
Dje Gjykata e Apelit në Colmar, Francë, mori vendim që Haradinaj të mbahet në paraburgim deri sa të arrijë kërkesa e Serbisë për ekstradim dhe derisa, siç është thënë nga autoritete e drejtësisë franceze, të verifikohet vlefshmëria juridike e kërkesës.