[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia ankohet në Kinë për formimin e Ushtrisë së Kosovës



Autoritetet serbe kanë filluar ankesat e veta tek aleatët e vet kundër paralajmërimeve nga Kosova për formimin e Forcave të Armatosura. Sot, kjo ankesë u bë tek ambasadori kinez në Beograd Li Mançang, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë çështje me ambasadorin ka biseduar i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Siç njoftojnë mediet serbe, Gjuriq e ka vlerësuar të rrezikshme përpjekjen e Kosovës për formimin Ushtrisë së vet.

Gjuriq në takim ka falënderuar Kinën në përkrahjen për “ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe zbatimin e Rezolutës 1244 të KB-së në Kosovë”.

Ai te pala kineze ka theksuar “rëndësinë e formimit urgjent” të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.