[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbët tregojnë se kush është armiku më i madh i tyre (Foto)



Në një anketë të kryer nga gazeta “Blic” e Beogradit, me më shumë se 12.500 respondentë, del se Serbia i ka raportet më të këqija me Shqipërinë. Sipas të anketuarve në Serbi as raportet me Kroacinë dhe Bosnjën dhe Malin e Zi nuk janë të shkëlqyera. Natyrisht, serbët në anketë nuk janë pyetur për raportet me Kosovën, pasi edhe kjo gazetë ndjek qëndrimin e shtetit serb rreth pavarësisë së Kosovës.

Raportet e Serbisë me disa vende të rajonit, janë të mira por ato do duhej të avancoheshin ende, kanë thënë respondetët –lexuesit e gazetës beogradase. 58% e të anketuarve kanë thënë se duhet përmirësuar raportet me Rumaninë, 48 % me Bullgarinë dhe Hungarinë, 38% me Maqedoninë, 24 përqind me Malin e Zi.

58 % e respondentëve kanë thënë se Serbia as që duhet ti përmirësojë raportet e këqija me Shqipërinë, 41 % kanë thënë se raportet e njëjta(të këqija) duhet të mbesin edhe me Kroacinë, 23% me Bosnjën dhe po ashtu 21 përqind kanë konstatuar se Serbia ka raporte të këqija me Malin e Zi duke theksuar se as që duhet angazhuar që ato të përmirësohen.