“Kroacia nxit vendet e fundit anëtare të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar shefi i diplomacisë kroate Gordan Grliç Radman, shkruan “Novosti” duke e quajtur thirrjen dhe deklaratën si skandaloze, transmeton Botapress.
Media serbe shkruan se pushteti në Prishtinë ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe ajo është njohur nga shumica e vendeve evropiane me përjashtim të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Spanjës dhe Sllovakisë.
“Kroacia nxit 5 vendet e mbetura anëtare të BE-së që të pranojnë dhe njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuojë në stabilitetin e regjionit dhe vetë Kosovës”, ka thënë ministri i jashtëm kroat Radman.
Ai po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “GLOBSEC” që po mbahet në Bratisllavë, në të cilën do të bisedohet për situatën e përgjithshme në Ballkanin perëndimor.
Media serbe shkruan se është interesant që Radman, pas thirrjes që bëri për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka shtuar se stabiliteti i regjionit është kyç nëse respektohen tërësitë territoriale të shteteve, me gjasë duke e ndërlidhur me dokumentet e ndryshme joformale që u publikuan së fundi.
“Tërësia territoriale e shteteve të Ballkanit duhet ruhet dhe respektohet, do të thotë pa ndryshime kufijsh, siç kemi dëgjuar kohëve të fundit për disa non-paper i famshëm, që ishin drejtuar në atë synim”, ka thënë Grliç Radman./Botapress/