[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbët mblidhen rreth murit për ta ndaluar rrënimin (Foto)



 

Rreth 100 serbë që nga pasditja e ditës së sotme janë duke qëndruar në rrugën prapa murit në veri të Mitrovicës, e njohur si “Rruga e Krashit”.

Ky tubim ka ndodhur pas një lajmi që kanë marrë serbët, se muri do të rrënohet gjatë natës.

Ata janë duke bërë roje në afërsi të murit dhe besohet që do të qëndrojnë gjatë tërë natës, njofton Klan Kosova.

Serbët e mbledhur gjithashtu edhe janë duke pritur lajmin për ndonjë vendim të mundshëm nga takimi në Rashkë, Serbi.

Në këtë takim janë prezent kryeministri i Serbisë, Aleksader Vuçiq dhe përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, kryetarëve të komunave me shumicë serbe respektivisht.

Situata aktualisht është e qetë, ndërsa nuk ka forca të shtuara të sigurisë dhe patrullimet në Urën e Ibrit  janë të zakonshme.