Derisa në Jarinjë është bllokuar qarkullimi nga veturat dhe kamionët e protestuesve serbë, në kundërshtim të reciprocitetit, situata po vëzhgohet edhe nga majat e larta malore të veriut, shkruan Botapress.info
Derisa një grup vëzhgonin nga lartë, me anë të snajperëve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë vëzhguar situatën edhe nga poshtë. Pavarësisht bllokimit të rrugës dhe forcave të shumta policore, situata në pikën kufitare në Jarinjë paraqitet e qetë.
Serbët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket çështjes së targave të përkohshme të automjeteve.