[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbët kundërshtojnë Nikoliqin: President ti shko në luftë në Kosovë, ne jo!…



Treni i stolisur me mbishkrime nacionaliste, që kishte për cak Kosovën, po shkakton telashe edhe në skenën politike të Serbisë. Në fakt, mediat e kontrolluara nga Vuçiqi janë duke e goditur Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili tha se Serbia do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Analistët serbë gjithë këtë e kanë ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat pritet të mbahen në prill të këtij viti.

Pikërisht për këtë, Nikoliqi tashmë është duke u portretuar si luftënxitës nga mediat të cilat janë në dorën e Vuçiqit.

“President, ju shkoni në luftë, neve na lini të qetë”, shkruan gazeta beogradase “Blic”.

“A nuk kanë vdekur mjaft njerëz, a nuk janë shpërngulur mjaft?”, ka shkruar gazeta.