[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbët e veriut të Mitrovicës: Me paratë e murit të rrënuar do ndërtonim tri shtëpi



Botapress, 5 Shkurt

Serbët e Mitrovicës Veriore e kanë rrezuar me ekskavatorë murin e ndërtuar mbi lumin Ibër, pas tensioneve të ashpra në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë javëve të fundit.

Muri i cili u rrëzua të dielën, ishte ndërtuar në dhjetor. Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se misioni i tij ishte ta ndante qytetin në baza etnike.

“Turp iu qoftë. Mund të kishin ndërtuar tri shtëpi me ato para”, ka thënë serbi me emrin Jovo Illiq teksa vëzhgonte punimet për ta rrëzuar murin, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja për rrëzimin e murit dy metra të gjatë ishte arritur pas takimeve që Qeveria e Kosovës ka zhvilluar me përfaqësuesit e Serbisë, takime këto që janë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se nëse serbët nuk do e rrëzonin vetë murin, Qeveria e tij do ta bënte një gjë të tillë.