[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbët duan që Ivanoviq të lirohet e Haradinaj të futet në burg



Iniciativa Qytetare Serbe pret që Franca ta ekstradojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, në Serbi, ndërsa Oliver Ivanoviq, që është në burg që tri vjet, të lirohet.

“Ne besojmë se prokuroria jonë i ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që tregon se Haradinaj ka kryer krime në Kosovë”, thuhet në deklaratën e SDP-së, njofton Klan Kosova.

“Është koha e duhur që drejtësia të shkojë në vend. Ivanoviq në liri, Haradinaj në burg”, thuhet në këtë deklaratë të partisë serbe.