Senzacioni i TikTok-ut, xhuxhi Hasbulla Magomedov fotografohet në një ‘Rolls-Royce’ me vlerë 1.2 milionë euro

Sensacioni i rrjetit social TikTok, Hasbulla Magomedov ka zbarkuar në Australi përpara turneut të tij të parë të fjalimeve motivuese.

19-vjeçari, i cili është xhuxh dhe është i famshëm për pamjen e tij si fëmijë, ka mbërritur të shtunën në aeroportin e Sydneyt, shkruan DailyMail.

Hasbulla u përshëndet nga një grup rojesh sigurie përpara se të shoqërohej në një veturë luksoze të tipit “Rolls-Royce” në vlerë 1.2 milionë dollarë/euro.

Hasbulla u duk mjaft elegant i veshur me një këmishë të bardhë me kopsa, xhinse blu dhe një çantë të markës “Gucci”, e cila kushton 1595 dollarë/euro.

Ai e kompletoi pamjen e tij duke vënë një kapele të markës ‘Taqiyah’ dhe atlete të zeza të markës “Dolce & Gabbana”.

Ylli i rrjeteve sociale u pa duke i hedhur një sy telefonit të tij mobil, teksa kalonte nëpër terminal.

Hasbulla fitoi famë në fund të vitit 2020 kur filloi të publikonte video në Instagram dhe TikTok ku shfaqej duke kryer marifete dhe shaka të guximshme.

Me pamjen e tij unike dhe qëndrimin e tij të sigurt, Hasbulla së shpejti grumbulloi një numër të madh ndjekësish në internet, duke përfshirë 2.1 milionë ndjekës në Instagram dhe 4.7 miliardë shikime në TikTok.

Hasbulla u ka kujtuar fansave se sado e vështirë të bëhet jeta, është e rëndësishme të mbeteni optimistë.

Në korrik, ai tha për The Sydney Morning Herald: “Njerëzit gjithmonë ankohen për gjërat në jetë, por unë përpiqem të shijoj çdo ditë dhe të bëj gjërat që dua. Vërtet duhet të qëndroni pozitiv”.

Pavarësisht suksesit të tij të pamohueshëm, Hasbulla pranon se fama ka një çmim.

“Jeta nga njëra anë është bërë më e mirë dhe nga ana tjetër është bërë më e ndërlikuar”, tha ai.

“Mendoj se njerëzit mund të shohin se kam punuar shumë për të krijuar një jetë për veten time për të cilën jam krenar, dhe jam shumë mirënjohës për fansat e mi dhe i mbështes gjithashtu ata”.

Hasbulla lindi me mungesë të hormonit të rritjes, një gjendje e njohur si “xhuxhizëm”, duke bërë që ai të kishte një shtat anormalisht të shkurtër me përmasa normale trupore.

Që nga arritja e famës, Hasbulla ka tërhequr vëmendjen duke sfiduar yjet e shquar të UFC-së në sportet luftarake, duke përfshirë kampionin e MMA-së, Conor McGregor.

Ai gjithashtu është miqësuar me Khabib Nurmagomedov, gjë që bëri që fansat t’i vinin nofkën ‘Mini Khabib’.

Sa i përket planeve të tij për të vizituar Australinë, Hasbulla tha se shpreson të takojë kangurët dhe të vizitojë monumentet e famshme, duke përfshirë plazhin Bondi, kur ai nuk është në skenë duke mbajtur fjalime.

Hasbulla është planifikuar të mbajë një fjalim motivues në Sydney më 29 dhe 30 gusht dhe në Melburn më 31 gusht dhe 1 shtator.

Turneu do të përfshijë gjithashtu një takim ekskluziv dhe përshëndetje me yllin e rrjeteve sociale. /Telegrafi/

ngjashme