[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sëmuret rëndë këngëtari i njohur, kalon dy net në kujdesin intensiv (Foto)



Këngëtari i njohur Elton John ka kaluar dy net në kujdesin intensiv, pasi që ai u sëmur shumë nga një infeksioni bakterial teksa po udhëtonte për në Kili.

Sipas The Sun ai u sëmur aq shumë saqë u detyrua të anulonte turneun që planifikonte të mbante në Amerikë, transmeton Gazeta Express.

 

70-vjeçari qëndroi dy ditë në spital dhe u lirua të shtunën, po ai nuk mundi ta vazhdojë turneun.

 

Zëdhënësi  i tij ka thënë se infeksioni i tillë me të cilin është prekur Elton John, është vdekjeprurës.