• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sëmundja e re po shqetëson mjeket, prek fëmijët që kanë kaluar Covid-19

nga Bota Press
7 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ndërkohë që bota nuk ka shpëtuar ende nga koronavirusi, një sëmundje tjetër që lidhet direkt më të është shfaqur në mjaft vende të botës. Bëhet fjalë për MIS-C (Multisystem Inflammatory Syndrome). Ajo shfaqet kryesisht tek fëmijët që kanë kaluar Covid-19 dhe mund të sjellë pasoja fatale nëse nuk trajtohet.

Por çfarë është MIS-C?

Sindroma Inflamatore Multisystem duket se lidhet me koronavirusin. Shumica e fëmijëve që janë infektuar me COVID-19 zhvillojnë simptoma të lehta, por fatkeqësisht MIS-C prek disa organe dhe inde – të tilla si zemra, mushkëritë, enët e gjakut, veshkat, sistemi i tretjes, truri, lëkura ose sytë.

MIS-C është një sindromë – një grup i shenjave dhe simptomave, jo një sëmundje sepse nuk kemi shumë informacione në lidhje me këtë sindromë, duke përfshirë shkakun dhe faktorët e rrezikut.

Identifikimi dhe studimi i fëmijëve që kanë MIS-C mund të ndihmojë në gjetjen e shkakut. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit po punojnë me mjekë dhe studiues në të gjithë vendin për të mësuar më shumë rreth rrezikut për shkak të MIS-C , duke shkëmbyer në këtë mënyrë të dhënat e domosdoshme për të gjetur një trajtim më efektiv për trajtimin e MIS-C

Në disa raste të rralla, të rriturit zhvillojnë shenja dhe simptoma të ngjashme me MIS-C . Kjo sindromë e re dhe serioze, e quajtur Sindroma Inflamatore Multysistem (MIS-A), ndodh tek të rriturit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe shumica prej tyre as nuk ishin as në dijeni.

MIS-A ndodh disa javë pas infektimit me COVID-19. Nëse keni dyshime se kemi MIS-A , një test anti- COVID mund në diagnostikojë nëse keni MIS-A . MIS-C është e rrallë, dhe shumica e fëmijëve kurohen nëse marrin mjekimin e duhur. Por disa fëmijë mund të kenë simptoma edhe më të rënda deri në atë pikë sa të rrezikohet jeta e tyre.

Por sigurisht që nevojiten më shumë studime rreth kësaj sindrome inflamatore.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e Sindromës Inflamatore Multisystem tek fëmijët ( MIS-C ) janë:

-Ethe që zgjasin 24 orë ose më gjatë

-Të vjella

-Diarre

-Dhimbje në stomak

-Skuqje e lëkurës

-Lodhje

-Rrahje të shpeshta të zemrës

-Frymëmarrje e shpejtë

-Sy të skuqur

-Skuqje ose ënjtje e buzëve dhe gjuhës

-Skuqje ose ënjtje të duarve ose këmbëve

-Dhimbje koke ose marrje mendsh

– Fryrje limfatike të zgjeruara

Shenjat paralajmëruese të MIS-C

-Dhimbje të forta në stomak

-Vështirësi në frymëmarrje

-Lëkura, buzët ose thonjtë kanë ngjyrë të zbehtë, gri ose blu – varet nga pigmenti i lëkurës

-Ndihesh i pafuqishëm

Kur duhet ti drejtoheni mjekut

Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga shenjat e renditura më sipër dhe është i sëmurë atëherë konsultohuni menjëherë me një mjek dhe shkoni në spital. Nëse fëmija juaj nuk është i sëmure, por ka shenja ose simptoma të tjera të MIS-C , kontaktoni menjëherë mjekun e fëmijës tuaj për këshilla. Mjekët mund të kërkojnë të bëni teste – të tilla si teste gjaku, ose grafi të mushkërive ose eko të barkut – për të kontrolluar zonat e inflamacionit dhe shenjat e tjera të MIS-C .

Shkaqet

Shkaku i MIS-C nuk dihet ende, por mendohet se është reagimi i tepërt imunitar lidhur me COVID-19 . Shumë fëmijë me MIS-C kanë nivele të larta të antitrupave. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të infektuar me COVID-19 .

Faktorët e rrezikut

Në SHBA , fëmijët më ngjyrë dhe latinë janë më shumë të prekur me MIS-C krahasuar me fëmijët e racave të tjera dhe grupeve etnike.Sigurisht janë të nevojshme studime të mëtejshme për të përcaktuar pse MIS-C prek më shumë këta fëmijë sesa të tjerët.

Disa nga faktorët mund të jenë, për shembull, mungesa e informacionit dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe rreziqet që lidhen me gjenetikën. Shumica e fëmijëve me MIS-C janë nga mosha 3 dhe 12 vjeç, me një moshë mesatare 8 vjeç.Por janë konstatuar disa raste edhe te fëmijët më të mëdhenj dhe tek foshnjat.

Komplikimet

Shumë specialistë e konsiderojnë MIS-C si një ndërlikim të COVID-19 . Pa një diagnozë të hershme dhe trajtim të duhur, MIS-C mund të shkaktojë probleme të rënda në organet vitale, të tilla si zemra, mushkëritë ose veshkat. Në raste të rralla, MIS-C mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Parandalimi

Në SHBA, fëmijët e moshës mbi 12 vjeç do të vaksinohen me Pfizer-BioNTech. Vaksina mund të parandalojë që ju ose fëmija juaj të infektoheni me COVID-19 . Gjithashtu, nëse ju dhe fëmija juaj jeni vaksinuar plotësisht, atëherë mund ti riktheheni aktiviteteve normale – përfshirë mos mbajtjen e maskës ose distancës shoqërore.

Nëse ju ose fëmija juaj nuk jeni të vaksinuar, mund të ndërmerrni shumë hapa të tjerë për të parandaluar infektimin me COVID-19 dhe përhapjen e tij tek të tjerët.

Disa nga masat:

– Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Në pamundësi të një sapuni atëherë përdorni dezinfektues që përmban të paktën 60% alkool.

-Mos takoni njerëzit që janë të sëmurë, sidomos personat që kolliten, teshtijnë ose kanë shenja të tjera që tregojnë se mund të jenë të sëmurë.

-Ruani distancën. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë.

-Mbani maska ​​pëlhure në mjediset publike. Kur jeni në vende të mbyllura ose jashtë, ku ekziston një rrezik i lartë i transmetimit të COVID-19 , të tilla si në një ngjarje e mbushur me njerëz ose në një tubim të madh, është e nevojshme mbajtja e maskave.

-Shmangni prekjen e hundës, syve dhe gojës.

-Mbuloni gojën me bërryl kur teshtini ose kolliteni. Pasi në këtë mënyrë shmangim përhapjen e mikrobeve.

-Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që prekni çdo ditë. Kjo përfshin; dorezën e derës, çelësat ,telekomandën, tavolinën, karriget, tastierën, rubinetin dhe tualetin./Botapress/

Tags: virusi-femijet

Të ngjashme

Lajme

61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.