[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Selma Latifi: Qeveri dhe morali!



Të kesh një qeveri të shëndoshë, do të thotë të qeverisesh njerëzishëm! Qeveritë lëshojnë verdikte të paqëndrueshme, nëse nuk i’u nënshtrohesh je shkelës i verdikti dhe meriton të dënohesh. Njerëzimi, ata që kanë besim në zgjedhje,në  legjislacione thonë: “Unë përfaqësoj qeverinë, ju udhëheq, jam duke vepruar në emër të qeverisë e cila ka urdhëresa të quajtura “Ligje” dhe këto “ligje” janë kërcënime për njerëzit. Justifikimi aktual  dhënë është: “Ne kemi të drejtën të sundojmë sepse kështu ke vendosur vet.

NA “PËRFAQËSOJNË” duke bërë veprime të shumta që ne nuk kemi të drejtën t’i bëjmë. Na “përfaqësojnë” duke na udhëhequr,e duke na e marrë metalikun e fundit. Shembull nëse shkoj tek fqinjët i’a marr paratë dhe i them “Jam duke të të përfaqësuar” shumica nga ju e din përgjigjen: “Çfarë, mos ke luajtur mëndsh!?” A nuk e shikoni që aty është një grup personash që lëshojnë kërcënime “ligjesh”, këtë e bëjnë për paratë të quajtura “tatime” dhe nëse nuk iu nënshtrohesh ata të dënojnë. Me të vërtetë jeni kaq të paaftë që mos ta dalloni vetën dhe ato? Njëra nga dhuratat e këtij “religjioni” që njerëzit i dhurojnë është mënyra e përgjigjes. Thjesht një pyetje: “A mund t’i japësh ndokujt ndonjë të drejtë që ti s’e ke?” dhe të gjithë do të përgjigjen “Jo, patjetër që ‘’jo”. Duhen vetëm edhe disa pyetje të tjera që të arrijmë tek pyetja: “Pra, si mund Kongresi t’i merr të drejtat që ti nuk mund?” Është një gjë që janë mësuar të gjithë t’i besojnë, ajo që quhet “autoritet” dhe është e lejuar të bëjë gjëra që njerëzit normal nuk munden dhe se njerëzit e kanë obligim që t’i nënshtrohen deri tek ajo pikë ku disa njerëz; që nuk ishin Zot ose ndonjë gjë të veçantë; shkruan një gjë të thjeshtë në letër e quajtën “legjislacion”, bënë rituale të caktuara dhe njerëzit vijnë rreth e rrotull duke thënë “mirë, kjo është ligji”. Shumica e njerëzve në kuptim të plotë të fjalës ndjehen fizikisht të parehatshëm dhe frikohen me mendimin që nëse nuk i nënshtrohen ndonjërit me autoritet shkon kundër viteve dhe viteve të programimit dhe sugjerimeve dhe e trajnon mendjen të mendoj se : Nëse bëni si ju thonë ju jeni i mirë, ndërsa nëse jo, ju jeni i keq. Dhe ky është mesazhi i shkollës dhe mesazhi që goditet në kokat e njerëzve. Studentët mësohen pa pushim, çdo ditë të vetme që ata janë në shkollë që masa e virtytit është se sa mirë ju i bindeni autoritetit . Kjo është ajo gjëja e ” Miratimi – mosmiratimi “. Një gjë që ju mësoni në shkollë është: Nëse ju bëni si ju thonë ju merrni aprovimin dhe shpërblim, dhe në qoftë se ju nuk e bëni si ju thonë ju merrni përbuzjen dhe dënimin . Ata do të sigurohen që të gjithë ta dinë që ti je një person i keq , sepse ju nuk bëni si ju thonë. Duke përfshirë edhe policët që me të vërtetë besojnë që ata kanë të drejta për të bërë gjëra që unë dhe ti nuk e kemi. Arsyeja e vetme për atë që e bëjnë është sepse ata besojnë në autoritet dhe me të vërtetë besojnë se legjislacioni i’u jep çlirim të moralitetit. Kështu që nëse bëjnë ndonjë gjë dhe dikush i’u thotë “Çfarë po bëni ju është gjë e keqe” ata do të përgjigjen “Nuk e bëj unë ligjin, vetëm e forcoj atë. Unë nuk jam përgjegjës për veprimet e mija” dhe me vete mendon se është thjeshtë një vegël e një gjëje të çuditshme të quajtur “qeveri”. Janë të rritur nga prindërit, shkolla, qeveria, kultura, nga të gjitha mesazhet autoritare që janë të ndërtuara kudo që të mendojnë që bindja është virtyt. Dhe kur e ngrit një kulturë dhe ke një psikopat në krye i cili thotë “Le të bëjmë gjëra të këqija” njerëzit thonë : “Pra, duhet t’i ndjek urdhrat. Duhet t’i nënshtrohem ligjit. Duhet të bëj atë që më është thënë sepse është virtyt.” dhe atëherë njerëz të mirë marshojnë dhe bëjnë gjëra të këqija. Nuk kujdesem për atë që në krye është një qesharak. Nuk është një kërcënim për njerëzit derisa nuk besojnë në autoritet. Kështu pra, ti je më i frikësuar nga njerëz të thjeshtë dhe je i falënderues ndaj qeverisë. Trego pak, kush të ka marrë para më shumë ndër kërcënime të përdorimit të forcës? Sa vrasje janë bërë nga njerëz privat krahasuar me atë se sa vrasje janë bërë nga njerëz duke vepruar në emër të autoritetit? Nuk i vjen as “në gisht të vogël”. Me të vërtetë jemi në një gjumë të thellë por ende e kam atë ndjenjën që një ditë njerëzimi do të ngrihet nga gjumi sepse gënjeshtra kurrë nuk mund të jetoj më gjatë se e vërteta. Njerëzia nuk është krijuar të jetë një specie e zbutur të jetë në pronësi të një klase sunduese. Çdo njeri zotëron vetveten, është në krye të vetvetes. Do më kishte pëlqyer shumë të shoh një shoqëri më të moralshme, dhe mendoj se do të arrijmë aty.