[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Selimi: Luftëtarët e UÇK-së ende gjah i Serbisë dhe të pa mbrojtur nga Qeveria e Kosovës



Pas reagimeve të shumta që po bëhen për vazhdimi të paraburgimit për Haradinajn, ka reaguar edhe Rexhep Selimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pasi Gjykata e Apelit në Francë ia caktoi masën e paraburgimit kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë të jenë nën gjahun e Serbisë dhe pa mbrojtje të Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Lexoni postimin e plotë të Rexhep Selimit në Facebook:

|RAMUSHI ËNDE NËN ARREST!!!

Mbrëmë ishte e pabesueshme kurse sonte e pa durueshme situata e krijuar me rastin e arrestimit të Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë.

Luftëtarët e UÇK-së po vazhdhdojnë të jenë nën gjahun e Serbisë dhe pa mbrojtje të Qeverisë së Kosovës.

Poashtu neveritëse është sjellja hipokrite e institucioneve të Kosovës.”, shkruan ai.