[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sekuestrohet drogë në Pukë, arrestohet një person



Një sasi droge është zbuluar ditën e sotme nga policia e Pukës në një fshat të këtij qytetit.
Mësohet se bëhet fjalë për 7 thasë me kanabis sativa, të cilat janë gjetur në një banesë të braktisur në fshatin e quajtur Dom në njësinë administrative Gjegjan.

Nga se bëhet e ditur, policia ka vënë në pranga një person si të dyshuar, ndërsa ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia, mësohet se aksioni i uniformave blu vazhdon ende.