[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mattis viziton Japoninë



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha të shtunën në Tokio se Shtetet e Bashkuara e njohin të drejtën e Japonisë për të administruar ishujt Senkaku, një koment që u kritikua nga Kina.

Në bisedime me homologen e tij japoneze, Tomomi Inada,Mattis e bëri të qartë se qëndrimi amerikan për ishujt Senkaku, nuk ka ndryshuar.

Megjithatë ai nuk bëri thirrje për lëvizje ushtarake në rajon dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e duhur të kësaj çështjeje.

Ai kritikoi Kinën për mosbesimin që ka shkaktuar me lëvizjet e veta agresive në rajonin e Kinës së Jugut.

Në Pekin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e kritikoi qëndrimin amerikan për këtë zone të debatueshme.