Asie Duka: Përshkrimi i pikturës së Havzi Nela nga Gazmend Freitag
Me madhështinë e shpirtit dhe të penelit tuaj ju keni pikturuar një njeri si: Havzi Nela, i cili mbart mbi vete, jetën dhe fatin e mijëra jetëve I nderuar Zoti Freitag, i nderuar artist, më lejoni tē shpreh mendimin tim, pēr pikturēn tuaj nē pērgjithēsi dhe veçanērisht pēr pikturēn e fundit qē ju keni realizuar pēr dēshmorin e demokracisē shqiptare, pēr tē flijuarin pēr tē pērhapur dije dhe kulturē, i cili u dēnua me varje nga pērbindēshat e diktaturēs shqiptare! Askush si ju zoti Gazmend Freitag, nuk i ka pasqyruar nē tablo, tmerret e kobshme, tē asaj kohe tē pērbindshme dhe mostrash qē vrasin intelektualē tē pafajshēm, qē kēpusin fijet e inteligjencēs qē lartēsojnē njē komb. Ju z. Freitag i jepni jetē dhe frymē, i jepni pērjetesi duke e nxjerrē nga errēsirat e harresēs, duke e mēkuar me pērfytyrim, duke e njerrē nē dritē drithēronjēse, pērmes penelit, dorēs dhe mendjes suaj, dhe sidomos shpirtit tuaj selektiv dhe pērzgjedhēs. Ju sot jeni piktor qē nuk njiheni mjaftueshēm nē krahasim me atē vizualitet qē shpalosni, ndoshta i nēnshtruar nga harrimi dhe mospērfillja… Zēri i atyre tablove, i atyre jetēve qē ju i mēkoni me shpirt pērjetēsie, thērret unshēm tē dēgjohet jehona e tyre, tē ndryshohet korsia e kohēs qē pret tē vdesin talentēt, pēr tu shpallur tē tillē… Pikturat tuaja janē tē gjithēkohēshme, me personazhe tē spikatur qē ju vetēshpallin “Artist”. Arti juaj prodhon me dashuri larminē e figurave vetmohuese e sakrifikuese pēr njerēzimin, kētu qēndron sē pari madhēshtia e penelit tuaj. Ju dini ti jepni simbolikē dhe pērfaqēsim rrēnjēve prej nga vini, planetit nē tē cilin jemi mysafirē, dhe personazhēve mē pērfaqēsonjēse, e mē tē vyer qē ne pērulemi me nderim dhe pērkushtim shpirtēror, ...