[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Së shpejti dueti mes dy ikonave të muzikës shqipe



 

Këngëtari ikonë i këngës shqipe, Sabri Fejzullahu, nuk e ka në plan të pensionohet nga profesioni me të cilin nuk la zemër “pa ngrënë”.

 

 

Në emisionin “Një kafe me Labin”, këngëtari ka treguar se brenda 10 ditësh do të lansohet projekti i tij i ri në bashkëpunim me bukuroshen drenicase, Leonora Jakupi, raporton Koha.net. Kënga është punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa Fejzullahu tha se do të jetë “këngë burimore shqipe”. Ai tha se kënga do të jetë e pëlqyer nga të gjitha trojet shqiptare pasi edhe është e kompozuar në atë formë që prek kulturën shqiptare gjithandej.

Një paralajmërim për këngën e pati bërë edhe vetë Leonora muaj më parë përmes një postimi në Facebook, ku pati thënë se ky bashkëpunim do të vjen shumë shpejtë, por që u vonua, ndoshta për shkaqe teknike. “Se shpejti një duet me artistin, kolegun e respektuar #SabriFejzullahun”, kishte shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një fotografie përkrah Sabri Fejzullahut.