[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

SBASHK u takua me Ministrin Mahir  Yagcilar 



 
Gatishmëri për të realizuar kërkesën e SBASHK-ut lidhur me Projektligjin për pagat  
 
SBASHK-u po vazhdon me angazhimet që përmes dialogut me institucionet e Kosovës  të arrij 
marrëveshje për përmirësime në projektligjin për pagat e me qëllim që profesioni i 
mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar. Pasi që fillimisht SBASHK-u reagimin dhe 
kundërshtimin kundër Projektligjit  e kishte bërë të dituar përmes një takimi me mediet,  i është 
dërguar një letër Kryeministrit dhe Ministrit Arsim  Bajrami. Në takimin e përfaqësuesve të 
SBASHK-ut  me Ministrin Bajrami ishte mendim i të dy palëve se Projektligji duhet korrigjuar.  
Pas kësaj  në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike është zhvilluar në orët e pas ditës  
së të hënës  një takim përmbajtjesor  i përfaqësuesve të SBASHK-ut ,  sekretarit të përgjithshëm 
të MASHT, Alush Istogu, këshilltarëve të Ministrit Bajrami, z. Azem Guri e Petrit Kelmendi me 
Ministrin e MAP, Mahir Yagcilarzv/Ministrin në këtë Ministri, Hajredin Hyeseni dhe sekretarin 
e përgjithshëm, Arton Berisha.  
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  i ka treguar Ministrit Yagcilar për angazhimet e 
SBASHK-ut  që përmes dialogut  me institucionet  të  ndryshohet Projektligji për pagat ngase ai 
është degradues për profesionin e mësimdhënësit. Jasharaj ka kërkuar që profesioni i 
mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar. Kryetari i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe në 
këtë takim se nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura, atëherë SBASHK-u  do të detyrohet që 
këtë kërkesë ta mbrojë edhe përmes veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e 
përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.  
Qëndrimin kundërshtues  të SBASHK-ut ndaj këtij  Projektligji e ka arsyetuar me shembuj 
konkret e me plot argumente menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim 
të brendshëm  në SBASHK, Ymer Ymeri 
Edhe sekretari i përgjithshëm i MASHT, Alush Istogu bashkë me këshilltarin në këtë Ministri, 
Azem Guri  kanë dhënë kontributin e tyre  në emër të Ministrisë që përfaqësonin  në përpjekjet e 
arritjes së marrëveshjes  për ndryshimet në këtë Projektligj.  
Ministri Yagcilar është shprehur se  është i njoftuar me gjithë angazhimet e SBASHK-ut lidhur 
me këtë çështje dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij dhe të Ministrisë që ai drejton lidhur me 
angazhimet dhe çështjet e ngritura nga  
SBASHK-u.  
Të tri palët pjesëmarrëse në këtë takim janë pajtuar që përfaqësues të MASHT-it dhe 
SBASHK-ut të vazhdojnë me takimet e punës këtë javë me qëllim që të ofrojnë  propozim të 
detajuar me qëllim që ai të jetë bazë për ndryshimin në Projektligjin për paga e në shërbim të  
rangimit në vend meritor  të profesionit të mësimdhënësit .