Sami Lushtaku ka publikuar një xhirim të vjetër, ku shihet me luftëtarin Bekim Berisha në kohën e organizimit të luftës.
Ai ka cituar edhe disa fjalë të tij.
Ja postimi i plotë:
Një xhirim amator bashkë me Bekim Berishën-Abenë, në kohën kur organizimi i luftës çlirimtare po merrte përmasa edhe në mërgim. Abeja veç robërinë nuk e duronte, siç nuk duronte as krimet mizore serbe në ish-Jugosllavi, për çka edhe ju bashkua luftës në Kroaci e në Bosnjë. Siç dëgjohet edhe nga zëri i tij, Abeja mendjen e zemrën e kishte në organizimin e luftës edhe në Kosovë.
“Mos të flejmë se çdo fillim është i vështirë…e unë jam i largum vetëm fizikisht se me shpirt atje qëndroj dhe për atë jetoj”, ishin disa nga fjalët e këtij burri që sot e para 24 vitesh ra në mbrojtje të tokës së Kosovës, bashkë me Bedri Shalën e Përmet Vulën.
Lavdi jetës dhe veprës së Bekim Berishës- Abesë, Bedri Shalës e Përmet Vulës!