“Salmon, biftek, ramstek”: Menyja e e zyrtarëve të Komunës së Klinës që u pagua me paratë e qytetarëve

“Sallatë greke, salmon, biftek meksikan, ramstek në grill, levrek e troft”, këto janë vetëm disa nga ushqimet e porositura në drekat zyrtare të Qeverisjes së AAK’së në Komunën e Klinës. Vetëm për një pijat në drekë janë hargjuar deri në 12 euro nga zyrtarët komunal.

Pushteti në komunën e Klinës ka shpenzuar gjithsej 702 euro për tetë dreka zyrtare. Gazeta Insajderi ndërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar listën e shpenzimeve.

LEXO EDHE KETE

E tmerrshme: Kurti e emëron këshilltar ish-deputetin serb të Kosovës

Nga Komuna e Klinës kanë thënë për Insajderin, se zyrtarët komunal nuk kanë marrë mëditje.

Nga dhjetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 zyrtarët e Komunës së Klinës kanë shpenzuar 2 mijë e 646 euro për derivate.

Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zyrtarisht ka marr mandatin e dytë si kryetar i komunës së Klinës me 7 dhjetor 2021.

Elezaj ka arritur të dal i pari me 55.11% , ndërsa kundër kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Esat Raci ka arritur t’i marr vetëm 44.89%.

 

ngjashme