[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sakrifica tjetër e Ramush Haradinajt, mungon prapë në Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës



Sot Ramushi po e bënë edhe një sakrificë tjetër

Kur po shënohet 17 shkurti – 9 vjetori i shpalljes së deklaratës për pavarësi të Kosovës, mungojnë dëshmorët, martirët të cilët vdiqën për t’u arritë kjo ditë e shënuar.

Sot mungojnë (jo për herën e parë) edhe luftëtarët e zotë që dhanë shumë në luftë, e sakrifikuan pas saj, po sakrifikojnë edhe sot po për këtë ditë. Sot mungoni prezenca juaj kryetar Haradinaj.

Është shumë për t’u çuditur se si koha nga njëherë të tradhton, a ndoshta të është shkruar si i thonë, nga zoti, e ndihmohet nga robi për të qenë gjithnjë “kurban” i vendit tënd.

Në çdo përvjetorë të rëndësishëm, e në çdo kohë kur Kosovës se kanosur nga e keqja, i duhesh ju nuk keni mundësi të jeni këtu, ta “shijoni” atë për të cilën ju s’ngurruat asnjëherë të jepni veten, e në të njëjtën kohë të vazhdoni të mbroni lirinë dhe Kosovën e plotë.

“Institucionalistët” e shtetit tënd, nuk e ngrenë zërin, e nuk shpenzojnë asnjë mililiter ngjyrë të stilolapsit për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtarë për padrejtësinë që po të bëhet e për të kërkuar që ju t’i ktheheni vendit tënd pa asnjë kusht, as në përvjetorin e pavarësisë të cilën ju vet, bashkë me miq e mundesuat të arrihet.

Sot këta “Institucionalistët” të veshur në kollare e të buzëqeshur me falsitet, tentojnë ndoshta edhe të mohojnë kontributin tuaj e të shokëve. Por populli e di të vërtetën e dijnë se kush jeni ju, prandaj ata do të festojnë e do të urojnë me juve #RamushHaradinaj.

Sepse ju jeni #Kosova, të tjerët vetëm kanë përfituar në kurriz të saj.

Urime 9 – vjetori i pavarësisë!

Pal Lekaj, shef i GP te AAK