Opinionisti Sadri Ramabaja, i ka dalur në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, pasi ky i fundit është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium slloven.
Ramabaja e ka quajtur Berishajn shkencëtar e malësor dhe sipas tij Berishaj mbetet burrë shqipnie. Sipas Ramabajës, raportimet për implikimin e Berishajt në skandalin financiar janë luftë hibride sllave.
“Miku im, qëndro VERTIKALISHT! Kalon edhe kjo furtunë e luftës hibride sllave e lloit të vet; të pa thyer të bën DINJITETI Yt si shkencëtar e malësor. Prandaj mbetesh burrë Shqipnie! Respekt”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.
Ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN, shkruan Botapress.info