• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sabri Beqiri: Ja pse Europa kurrë nuk do ta pranojë Turqinë që të bëhet pjesë e saj e as Kosovën si “bisht” i Erdoganit!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare
Tekstin më poshtë e shkëputa nga Wikipedia për të sqaruar arsyen se përse Europa kurrë nuk do ta pranojë Turqinë që të bëhet pjesë e saj e po ashtu edhe Kosovën që është kapur për prapanicën e Erdoganit dhe po e viktimizojnë përgjithmonë njerëzit dhe imamët e shitur! Fjalia e fundit e tekstit poshtë e bën të qartë arsyen e ndërtimit të xhamive gjithandej nëpër trojet shqiptare dhe synimin që kanë ato!
Secili prej kandidatëve për president të Turqisë duhet së pari të sigurojë dëshminë e një diplome të arsimit të lartë. Kjo gjë pati shkaktuar polemika për vërtetësinë e studimeve universitare që pretendohej se ka kryer presidenti turk me origjinë familjare nga Gjeorgjia, Erdoğan. Në të vërtetë, është vënë re se biografitë e ndryshme të prodhuara nga Erdogani ose pasuesit e tij për këtë çështje, ndryshojnë nga njëra-tjetra. Kështu, Erdogan pretendon se ka marrë një diplomë pas katër vjetësh studime në “fakultetin e shkencave ekonomike dhe administrative” të Universitetit të Marmarasë në Stamboll, gjë të cilën institucioni në fjalë e kishte konfirmuar derisa aty rektor ishte një ish shok klase i presidentit. Mirëpo, kundërshtari Ömer Başoğlu, i cili akuzon presidentin për falsifikim e që gjithashtu kishte studiuar në të njëjtin institucionin gjatë periudhës në fjalë, pretendon se nuk e ka takuar kurrë Erdoganin atje dhe zbulon një sërë fotosh të klasës, në të cilat ky i fundit nuk shfaqet kurrë. Nga ana e saj, faqja zyrtare e partisë AKP, të cilën e drejton Erdogan, pohon se kreu i shtetit do të kishte studiuar në “fakultetin e shkencave ekonomike dhe tregtare”, edhe pse ky nuk ekzistonte në atë kohë dhe se titulli ndryshon nga ai që shfaqet në foton e diplomës të publikuar nga Universiteti i Marmarasë. Kështu, në media qarkullojnë tri diploma me versione të ndryshme të cilave u anashkalohet vërtetësia. Pas publikimit të këtyre akuzave, Ömer Başoğlu u bë viktimë e bullizmit, për t’u gjetur më në fund i vdekur disa muaj më vonë, ndoshta për shkak të sëmundjes, megjithëse u përmend edhe teza e një atentati. Për çështjen e diskutueshme të diplomës, presidenti Erdoğan si palë e përfolur, nuk bëri kurrë asnjë ankesë.
Ngritja politike
Recep Tayyip Erdoğan studion politikën në Stamboll dhe njëkohësisht ishte punonjës në kompaninë e transportit të bashkisë dhe si kontraktues i pavarur. Në mesin e viteve 1970, ai bëhet anëtar dhe pastaj president i seksionit stambolliot të Organizatës Rinore të Partisë së Shpëtimit Kombëtar, MSP, një parti islamike e udhëhequr atëherë nga Necmettin Erbakan.
Në mesin e viteve 1970, Erdogan shkroi, drejtoi dhe interpretoi rolin kryesor në një shfaqje avangarde dhe konspirative të titulluar Maskomya, (lexo; Mas-Kom-Ya – në turqisht, Mason-komunist-Hebre – në shqip), i cili paraqet masonerinë, komunizmin dhe judaizmin si rreziqe që kërcënojnë Turqinë.
Karriera e tij politike u ndërpre nga grushti ushtarak i 12 shtatorit 1980 dhe ndalimi i anëtarëve të partisë së tij për të ushtruar ndonjë mandat, por që nga viti 1983, Erdogan u aktivizua sërish politikisht në Partinë e Mirëqenies, lideri i së cilës nuk është tjetër veçse Necmettin Erbakan, i cili tashmë ishte i lidhur me Erdoganin brenda MSP-së; të dy burrat vendosën të ndaheshin politikisht në 1999.
Pas një fushate të plotë dhe të përgatitur, Erdogan u zgjodh kryetar bashkie i Stambollit në vitin 1994, falë një imazhi efektiv dhe si njeri i zhurmshëm dhe kundërshtar i madh i korrupsionit. Pastaj prioritet i tij u bë riorganizimi jetës së këtij metropoli të madh prej 12 milionë banorësh, që ishte kaotike. Kundërshtarët e tij i pranojnë disa suksese të mëdha: ndërprerjea e energjisë ose ujit u bënë të rralla dhe projektet e tij të mëdha infrastrukturore, si metroja, janë përfunduar dhe vënë në rrugën e duhur. Siç u premtua në fushatën e tij, kryetari i bashkisë së Stambollit zotohet gjithashtu të reduktojë korrupsionin; ai arrin që gjatë një takimi me biznesmenë të korruptuar të zbulojë një skandal korrupsioni para gazetarëve, të cilët i kishte ftuar në mënyrë sekrete.
Në mars të vitit 1995, lagjet alauite të Stambollit u sulmuan nga skuadrat e vdekjes të lidhura me policinë. Më pas pasuan demonstrata gjatë të cilave u vranë 22 alauitë.
Pavarësisht popullaritetit të kryetarit të Bashkisë, qarqet laike, veçanërisht ushtria, ishin shumë të dyshimtë, sepse shihnin prirjen dhe përpjekjet e tij për ta islamizuar Bashkinë. Kështu, që nga viti 1996, ndërsa Erdogan ishte kryetar i qytetit, disa institucione publike në varësi të komunës, nuk shërbenin më alkool. Një gazetari që shprehu habinë e tij për këtë masë të fundit, Erdogan iu përgjigj: – “Unë jam imami i Stambollit”!.
Më 21 prill 1998, Erdogan u dënua me dhjetë muaj burg për shkak se gjatë një takimi më 6 dhjetor 1997 në Siirt, në lindje të vendit, bëri një citim nga poeti nacionalist Ziya Gökalp, i cilësuar si nxitje e urrejtjes: “Minaret do të jenë bajonetat tona, kupolat do të jenë helmetat tona, xhamitë do të jenë kazermat tona dhe besimtarët-ushtarët tanë”

Të ngjashme

Lajme

Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Ekskluzive

Receta shekullore e Djathit të Sharrit

nga Bota Press
7 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere
  • Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…
  • Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”
  • Receta shekullore e Djathit të Sharrit
  • Sveçla në Veri, i viziton policët që u ballafaquan me sulme para një jave, ua jep një porosi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.