“Sabotim” e “Thirrje për rezistencë” – IPK suspendon drejtorin e Policisë në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq.

Ky i fundit nuk ka përfillur vendimin për qortimin e qytetarëve serb që nuk kanë ndryshuar tabelat e veturave.

“Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative”,t huhet në njoftimin për media.

LEXO EDHE KETE

Inspektorët shkojnë prap në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Tutje nga Inspektorati Policor i Kosovës është thënë se duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit.

“Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Nenad Gjuriq, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, të mërkuren doli në konferencë për media ku tha se pjesëtarët serbë të forcës policore nuk do të zbatojnë vendimin qeveritarët për ndalimin e veturave me targa “KM” dhe ndarjen e fletqortimeve.

Patrullat policore ai tha se janë dërguar nga Prishtina dhe pa dijeninë e Drejtorit Rajonal të Policisë Veriore.

“Dëshirojmë të theksojmë se patrullat e lartpërmendura nga Prishtina janë dërguar në veri pa dijeninë dhe aprovimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Veriore. Në periudhën e kaluar kemi theksuar edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe ndërkombëtarët komuniteti për praninë e njësive speciale policore dhe formimin e bazave në zonën tonë të përgjegjësisë, edhe pa dijeninë dhe mosbindjen tonë, aktivitetet e të cilëve sjellin frikë dhe trazira tek njerëzit që jetojnë këtu”.

“Ky veprim minon dhe margjinalizon drejtpërdrejt rolin e Drejtoria jonë rajonale, e cila këtu para së gjithash është për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer njerëzve që jetojnë dhe punojnë në veri të Kosovës, pa dallim përkatësie kombëtare dhe fetare”, tha Gjuriq.

Gjatë natës së kaluar në veri të Kosovës ka patur të shtëna me armë zjarri.

Këto të shtëna raportohet të kenë qenë në drejtim të stacionit policor në Zubin Potok. Ky nuk është rasti i parë kur Policia e Kosovës është rrezikuar si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme nga serbët në veri.

Disa prej këtyre sulmeve me armë ishin të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të caktuar policor./Botapress.info/

ngjashme