Pajisja me pasaporta diplomatike tetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës u ka kushtuar nga 50 euro.
Në fund të vitit të kaluar Glauk Konjufca, Vjosa Osmani Sadriu, Slobodan Petrovic, Shukri Buja, Xhevahire Izmakun, Besim Beqaj, Ali Berisha e Ramiz Kelmendi sa ishe deputet kanë marrë pasaporta diplomatike me të cilat kanë realizuar udhëtime jashtë shtetit.
Në pasqyrat financiare të Kuvendit, të cilat i posedon Gazeta Fjala, figuron se për ta janë paguar 400 euro vetëm për shërbime të pasaportave diplomatike.