Aeroplanët pastrohen një herë në 6 apo 7 javë. Duke qenë se pluhurosen edhe ata gjatë uljeve, zbritjeve dhe qëndrimit në tokë edhe ata duhet të pastrohen, shkruan Gazeta Botapress.
Pastrimi i një aeroplani të madh mund të zgjas deri në 8 orë, dhe për larjen e tij përdorën detergjent special si dhe brusha të mëdha të ndërtuara për të larë aeroplanët.
Çmimi për larjen e jashtme të një aeroplani të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë amerikan.