U turrën pas Vjosa Osmanit dhe listës Guxo, përfituan poste, e përmbysën sofrën e LDK-së ku kishin ngrënë bukë e kishin marrë poste publike e shtetërore e ishin bërë me i njoftë edhe dikush prej mahallës së tyre, dhe tash i “kruajnë dhëmbët” nga mishi i kohës së kaluar.
Ish-profiterët e LDK-së dhe sot deputetët e LDK-së si puna e Burim Karametës, Faton Pecit e Haxhi Avdylit sot po “shpurdhin si pulat pa kry” pasi Vjosa Osmani nuk është më në krye të fushatës së Listës Guxo e ata nuk qojnë peshë as pesë pare në opinionin dhe rrethin ku jetojnë.
Përderisa deri dje ia bënin argatin dukujt tjetër, sot ata ia bëjnë argatin Alin Kurtit e Lëvizjës Vetëvendosje.
Kjo është hipokrizia e atyre që dje guxuan ta përmbysin dhe ta nëpërkëmbin vullnetin e LDK-së e sot sillen e pështillen nëpër këmbë të Albinit e VV-së!
Kjo foto është bërë gjatë fushatës së Listës Guxo në Ferizaj për zgjedhjet e 17 Shkurtit.
Sot në Ferizaj nuk ekziston fare Lista Guxo. Madje nuk ka marrë pjesë fare si subjekt politik pasi koordinatori i kësaj Liste, Balton Dërguti, dikur poashtu një profiter i LDK-së, konkuron me një Listë qytetare të vecantë jashtë Listës Guxo.