• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit udhëtimet e ministrit Latifit? Këto janë të dhënat

nga Bota Press
4 Tetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi shquhet për vizita të shpeshta jashtë vendit. Bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Gazeta ka siguruar të dhënat zyrtare nga MSh se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit udhëtimet e tij që nga marrja e mandatit.

Për nëntë muaj (janar-shtator 2022), ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka shpenzuar 2 mijë e 990 euro për bileta të aeroplanit për gjashtë udhëtime. Tri udhëtime ministri Latifi i ka realizuar në Austri dhe tri të tjera në Norvegji, Turqi dhe Greqi. Për këto udhëtime bashkë me një tjetër vizitë në Shqipëri, ministri Latifi ka shpenzuar edhe 2 mijë e 461 euro për akomodim dhe ushqim.

LEXO EDHE KETE

Kurtit i dalin nga “kontrolli” deputetët: Edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër vendimit për paga

Biletën më të shtrenjtë që e ka paguar ka qenë ajo për udhëtimin në Turqi që është realizuar në datat 21-25 mars 2022, shuma e biletës është 792.59 euro. Në këtë udhëtim ministri Latifi i ka shpenzuar edhe 225 euro shtesë që MSh i klasifikon si “Shpenzimet para xhepi/ ushqim”.

Për udhëtimin në Austri të realizuar në datat 13-19 gusht 2022, ministri Latifi ka paguar biletë me shumën 633.57 euro. Në këtë udhëtim, ministri Latifi ka shpenzuar edhe 1 mijë e 102 euro, për akomodim dhe ushqim. Pra, 425.70 euro për akomodim dhe 677.16 euro për shpenzimet “para xhepi dhe ushqim”.

Një biletë aeroplani prej 508.51 euro ministri Latifi e ka paguar për një udhëtim tjetër në Austri, të cilin e ka realizuar në datat 13-16 korrik. Për këtë udhëtim nga buxheti i shtetit ai ka shpenzuar edhe 706.86 euro. Nga kjo shumë 255.42 euro janë paguar për akomodim dhe 451.44 euro për shpenzimet “para xhepi dhe ushqim”.

Bileta e aeroplanit për udhëtimin e ministrit Latifi në Greqi, shtetit të Kosovës i ka kushtuar 440.05 euro. Në këtë udhëtim ministri ka shpenzuar edhe 284 euro të tjera për ushqim.

Në dy udhëtime, ministri ka refuzuar t’i shpenzojë paratë e shtetit për akomodim dhe ushqim. Në vizitën e tij në Norvegji ai ka paguar nga paratë e tij 1 mijë e 253 euro, ndërsa në një udhëtim tjetër në Austri ai ka shpenzuar 1 mijë e 400 euro nga paratë e tij.

Në tabelat më poshtë mund të lexoni më shumë detaje rreth shpenzimeve të udhëtimeve të ministrit Latifi. /Botapress.info/

Tags: LatifiMinistrishpenzimet

Të ngjashme

Aktuale

E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kapja: Nurboja i LVV-së merr postin e guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?
  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.