[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ryshfet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë



Të shtunën rreth orës 13:00, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë që ndan Kosovën me Serbinë, është raportuar në polici se një person ka marrë ryshfet në vlerë prej 20 frangave zvicerane,transmeton klan kosova

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar kjo kartëmonedhë, që dyshohet se ai e kishte marrë nga viktima.

Policia pa dhënë detaje për pozitën e personit që ka marrë ryshfetin, tregon se ky rast vazhdon për në procedurë të rregullt.