Ashtu siç u lëshua paralajmërimi pas fundosjes së luftanijes “Moskva” që Putin do të hakmerrej, tashmë kanë nisur sërish sulmet nga ajri.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e së shtunës në periferi të Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko.