Ekziston mundësia që Rusia të përdorë municion me fosfor në Mariupol, teksa luftimet po intensifikohen.
Kështu ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas saj, municione të tilla tashmë ishin përdorur në rajonin e Donetskut.
Sipas Human Rights Watch, bombat e fosforit përdorën në të njëjtën mënyrë si armët ndezëse, të cilat janë të ndaluara të përdoren në zonat urbane, sipas ligjit ndërkombëtar, shkruan BBC.
Përditësimi britanik tha gjithashtu se Rusia po rrezikonte popullatën civile, duke hedhur bomba pa objektiva të sakta.
Mbretëria e Bashkuar shtoi se bombardimet po vazhdonin në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut.