[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rusia ka përhapur këto lajme të rreme për vendet evropiane, mos i besoni



 

Sipas një raporti të ri, Gjermania, më shumë sesa secili vend tjetër i Bashkimit Evropian, ka qenë cak i sulmeve me lajme të rreme që janë përhapur nga Rusia.

“Asnjë shtet tjetër i BE-së nuk është duke u sulmuar në mënyrë më të dhunshme se Gjermania”, thuhet në raportin e publikuar të martën nga shërbimi diplomatik i BE-së në Bruksel.

Raporti thotë se fushata sistematike janë organizuar në nivel politik përmes medieve të afërta me Kremlinin, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Publikimi i këtij raporti ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë për fushatë të koordinuar të dezinformimit me qëllim të minimit të besimit në vaksinat e Perëndimit kundër koronavirusit.

Bashkimi Evropian ka thënë se vetëm nga viti 2015, mbi 700 raste të dezinformimit në Gjermani janë identifikuar përmes bazës së të dhënave “EUvsDisinfo”.

“Kremlini krijon një imazh intelektual të Gjermanisë, në të cilin ka pak zëra të dukshëm në një kor të rusofobisë joracionale”, thuhet më tej në raport.

Disa nga lajmet e rreme të aparatit dezinformues rus janë titujt e mëposhtëm:

“Norvegjia e ka legalizuar incestin”;

“Nacionalistët e Ukrainës kanë kryqëzuar një fëmijë 3-vjeçar në lindje të këtij shteti”;

“Imigrantët kanë dhunuar seksualisht një vajzë ruse në Gjermani”;

“Instruktorët lituanezë të NATO-s kanë dhunuar seksualisht vajza në Ukrainën lindore”;

“Shtetet skandinave marrin fëmijë nga familjet ruse”/Botapress/