Ambasadorja britanike në Moskë Deborah Bronnert u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse të premten lidhur me sanksionet e fundit kundër Rusisë, përfshirë edhe sanksionet kundër Kompanisë Shtetërore të Televizionit dhe Radios Ruse.
Sipas një deklarate nga ministria e jashtme ruse, ambasadores “iu tha papranueshmëria e veprimeve të tilla shkatërruese, vazhdimi i të cilave do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shkatërrimin përfundimtar të lidhjeve dypalëshe dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis popujve të Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratë