Trafiku në hyrje të kufirit lindor të Finlandës me Rusinë është rritur gjatë natës, tha Roja Kufitare finlandeze të enjten, teksa shtoi se situata është nën kontroll, shkruan Reuters, përcjell Botapress.info
Finlanda po përcjell nga afër situatën në shtetin fqinj pasi që presidenti Vladimir Putin njftoi për një mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë, tha Ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen.
“Numri qartësisht është rritur”, tha për Reuters drejtori i punëve ndërkombëtare në Gardën Kufitare Finalndeze, Matti Pitkaniitty, duke shtuar se situata ëshë nën kontroll.
Zyrtari kufitar finlandez tha se 4.824 rusë u futën në Finlandë përmes kufirit lindor të mërkurën, dukshëm më shumë se 3.133 një javë më parë.
Njoftimi i Putinit, që u gjatë një adresimi të hershëm në mëngjesin e së mërkures, shkaktoi frikë se disa burra të moshës madhore nuk do të lejohen të largohen nga Rusia dhe nxiti shitje të shpejtë të biletave njëdrejtimëshe të aeroplanëve për të dalë jashtë Rusisë.
Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia filluan të kthenin prapa qytetarët rusë gjatë tentimit për të kaluar kufirin në mësnatë të hënën, duke thënë se ata nuk duhet të udhëtojnë në përderisa vendi i tyrë është në luftë me Ukrainën.
Në anën tjetër, mediumi britanik, “Express”, ka publikuar një video ku shihet kolona të gjata të veturave në kufirin mes Rusisë dhe Finlandës.
Mediumi raportoi se kolona e veturave ka arritur në 35 kilometra, në kohën qytetarët rusë po tentojnë të ikin pas njoftimit për mobilizim ushtarak. /Botapress.info/