Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky thotë se forcat e vendit të tij tani kanë çliruar më shumë se 6,000 kilometra katrorë nga kontrolli rus gjatë kundërofensivës së fundit që kanë zhvilluar, shkruan Euronews.
Ukrainasit thonë se kanë kapur gjithashtu kaq shumë robër lufte rusë, saqë po u mungon hapësira për t’i akomoduar, pasi trupat po dorëzoheshin masivisht pasi “ata e kuptojnë që s’kanë shpresë”, tha një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase.
Presidenti Zelensky deklaroi se “që nga fillimi i shtatorit, ushtarët tanë kanë çliruar tashmë 6,000 kilometra katrorë të territorit ukrainas në lindje dhe jug dhe ne po vazhdojmë të përparojmë”.
Kjo është një rritje nga shifrat e nxjerra të dielën, kur Kyivi pretendoi se vetëm 3,000 kilometra katrorë ishin rimarrë.
Nis një tjetër luftë mes këtyre dy shteteve, raportohet për të vrarë
Flamujt ukrainas blu-verdhë valëviteshin mbi qytetet e sapoçliruara. Ushtria ukrainase tha se kishte liruar më shumë se 20 vendbanime në 24 orë. Tani ekipet ukrainase po çarmatosin minat tokësore dhe armët e tjera të pashpërthyera në zonat e çliruara dhe po kërkojnë për trupat ruse të mbetura, thanë zyrtarët. Nuk ishte ende e qartë nëse sulmi ukrainas mund të sinjalizonte një pikë kthese në luftë.