• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rusët përqendrojnë ofensivën në jug, ukrainasit në verilindje

nga Bota Press
10 Gusht, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Po vazhdojnë spekulimet lidhur me shkakun e shpërthimeve të mëdha në aeroportin rus në Krime, ndërkaq raportimet në natën ndërmjet 9 dhe 10 gushtit sugjerojnë se trupat ruse janë përqendruar në rajonin jugor dhe ukrainasit kanë raportuar për përparime të vogla rreth Harkivit, në verilindje.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve ushtarake ukrainase dhe perëndimore thuhet se frontet e luftës po bëhen gjithnjë e më të palëkundura, teksa konflikti pesëmujor po vazhdon. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina gjatë kësaj periudhe kanë bërë përparime të kufizuara.

Përmes një video-adresimi në orët e vona të 9 gushtit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shmangu çdo referencë specifike për mbi dhjetëra shpërthime, që raportohet se lanë të vrarë një person në aeroportin ushtarak në Krime.

Por, ai u zotua se deri në fund të luftës, Ukraina do ta rimarrë Krimenë, gadishullin që Moska e aneksoi më 2014.

“Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër të gjithë Evropës së lirë nisi në Krime dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj”, tha Zelensky.

“Sot është e pamundur të thuhet se kur do të ndodhë kjo. Por, ne vazhdimisht po shtojmë komponentët e nevojshëm në formulën për çlirimin e Krimesë”, shtoi ai.

Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, në Krime nuk ka pasur luftime të ashpra dhe zyrtarët në Moskë kanë paralajmëruar Ukrainën se çdo sulm në këtë gadishull do të nxiste një hakmarrje masive, përfshirë sulme “në qendrat e vendimmarrjes” në Kiev.

 

 

“Rrezik i lartë”, çfarë dëmi shkaktoi Rusia në një termocentral bërthamor të Ukrainës?

Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate la të kuptohet se aeroporti Saki nuk ka qenë cak i sulmit dhe se shpërthimet e municioneve ajrore kanë shkaktuar shpërthimet. Këto shpërthime raportohet se kanë lënë të vrarë një person, por ministria ruse nuk ka sqaruar se kush apo çfarë ka shkaktuar shpërthimet e municioneve.

Ndërkaq, Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se “nuk mund të përcaktojë shkakun e zjarrit, por edhe një herë iu rikujtojmë rregullat e sigurisë ndaj zjarrit dhe ndalimit të pirjes së duhanit në vende të paspecifikuara”. Me këtë deklaratë, kjo ministri la të kuptohet se ka ndodhur një aksident në këtë aeroport.

Por, New York Times citoi një zyrtar të lartë të ushtrisë ukrainase, që tha se kishte njohuri për situatën, i cili sipas kësaj media amerikane, tha se forcat ukrainase qëndrojnë prapa shpërthimeve në Krime.

Sipas raportimit të New York Times, ky zyrtar nuk pranoi të tregonte se çfarë lloji i armës ka shkaktuar shpërthimet, por tha se “është përdorur një pajisje që është ekskluzivisht e prodhimit ukrainas”.

Ky burim po ashtu sugjeroi se aeroporti Suki, që gjendet në bregun perëndimor të Krimesë, rregullisht përdoret për të nisur sulme ajrore ndaj forcave ukrainase.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që të konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë raportim të New York Times.

Një ekspert ushtarak ukrainas i tha Current Time se Kievi “në teori” ka armë që mund të arrijnë deri në Suki.

Ndërkaq, raportimet për luftime sugjerojnë se Rusia ka përqendruar aktivitetet kryesore të trupave të saj në rajonin jugor të Hersonit, ndërkaq ukrainasit kanë pretenduar se kanë bërë disa përparime në rajonin e Harkivit.

Forcat ruse thanë se kanë granatuar qytetin verilindor të Harkivit ndërmjet natës së 9 dhe 10 gushtit, duke shkatërruar infrastrukturë, por nuk kanë raportuar për viktima.

Kryetari i Harkivit, Igor Terekhov, tha se të paktën katër shpërthime janë dëgjuar gjatë natës, përfshirë një pranë një ndërtese “që nuk ka asgjë të bënte me infrastrukturë ushtarake”.

Në orët e vona të 9 gushtit, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “rusët po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të sulmuar në pjesë të ndryshme të vijës së frontit në Ukrainë, nga periferitë e Severkut dhe të Donjeckut”.

Ky shtab tha po ashtu se ka ofensiva ruse edhe në Yakovlevka, Bahmut dhe Zaitsev. Por, ushtria ukrainase shtoi se mbrojtësit e saj kanë arritur që të zmbrapsin ofensivën ruse në Spronoe, që gjendet në lindje të Ukrainës. /REL

Tags: lufterusiukraine

Të ngjashme

Kosovë

Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Kosovë

Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku INSAJDERI

nga Bota Press
30 Shtator, 2023
Lajme

Mero Baze: Banda propagandistike e Albin Kurtit në Prishtinë dhe Tiranë! Kush janë ata?

nga Bota Press
30 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Presidentja: Serbia prapa sulmit terrorist, ndihmohet vazhdimisht nga Putini
  • Qeveria thirrje Vuçiqit
  • Vjen deklarata e papritur nga Vuçiq për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
  • Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare
  • Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.