“Rrymë s’ka, gjeneratori është prishur”, mbyllet një Qendër e Mjekesisë Familjare

Reduktimet e rrymës në Kosovë janë shtuar duke bërë që shumë qytetarë të revoltohen me qeverinë lidhur me situatën e krijuar.

Fillimisht ishte 6 me rrymë 2 pa rrymë. Pastaj 4 me rrymë, dy pa rrymë. Kurse sot, reduktimet kanë arritur sipas qytetarëve në 3 me rrymë e 3 pa të.

Bizneset, institucionet dhe QMF-të si “ilaq” të vetëm po shohin gjeneratorët.Por, kur gjeneratorët ndalojnë së funksionuari atëherë po i shkaktohën vështirësi edhe QMF-vë në punën e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Qendrën e Mjekesisë Familjare në Krushë të Madhe të Rahovecit kështu ka njoftuar faqja në facebook “Krushë e Madhe”, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit për shkak të reduktimeve të mëdha dhe prishjes së gjeneratorit QMF në Krushën e Madhe nuk do të punoj për ditën e sotme.

“Për shkak të mungesës së rrymës dhe prishjes së gjeneratorit, SONTE NUK PUNON QMF “Dr.Fahredin Hoti” në Krushë të Madhe. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

ngjashme