[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrustem Geci: Identiteti shqiptar i Çamërisë



Lidhja me Çamërinë më vjen nga zemra, nga gjuha, nga gjaku, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga rrënjët epike të ullirit. Unë Çamërinë e dua, jo pse aty kam shtëpinë e nënës dhe të babait, dhe të afërmëve të tjerë, por, më thotë Epiri, unë në Çamëri kam ma shumë s´e zemrën, jetën time, në Çamëri kam luftërat dhe betejat, identitetin tim shqiptar. Çamërinë unë e dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron, sepse, jam çam, jam gjak dhe shpirt i vendit tim.
Lidhja ime me Çamërinë është lidhje e gjakut, e gjuhës, e flamurit, e dheut të përjetshëm. Çamëria është bota ime e dashurisë dhe e krijimit, shprehet Epiri. Ah, sa i dua  këngën çame, poetikën e valleve, veshjjet, doket dhe zakonet e Ipeve – të folmen shqipe të vendit tim. Vëllëzër dhe motra; juve mund t´ju duket pak sa e çuditshme, por, Shqipëria në Greqi ka 2 dete, një tokë me një sipërfaqe prej 17 mijë e 5 qind kilometrash, dhe me mbi 4 milion banor çamë dhe arvanitë. Epiri i Ilirisë- Çamëria, është identitet im shqiptar, gjak i pandërprerë i kombit dhe  atdheut tim.
Të gjitha monumentet në Çamëri e gjithandej Greqisë janë prodhim shpirtëror, pellazgo-iliro-shqiptar. O më të mirët e vendit tim, edhe Dodona, edhe Akropoli, edhe qindra monumente të tjera nëpër tërë Greqinë janë ndërtime dhe krijime shqiptare. Ore, jam popull gjysh i Evropës. Jam i lashtë kur s´kishte Athinë. Jam i lashtë kur s´kishte Greqi. Jam i lashtë kur s´kishte grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua dhe i këndoj aq shumë Çamërisë. Çamërinë e dua sepse jam banor i parë i tokës i lindur në Epirin e Ilirisë e më gjerë. Atdhe, unë do punoj që t´i të jesh i fortë, dhe Greqisë t´i thuash guximshëm, liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 13 mijë vjeçare e të parëve të mi. Do luftoj një shekull, do luftoj dy shekuj e ma shumë, po tokën time 13 mijë vjeçare unë nuk e fali dot.
Unë do t´i dalë zot tokave të mia gjithandej. Epiri I Ilirisë i dha botës Njëperendinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi; Të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenin, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, dhe aq  histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e vetë.
Epiri i Ilirisë është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm në gadishullin ballkanik pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues për më se 10 mijë vjet. Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin s´e pellazgët  qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuhë të tyre e kishin gjuhën shqipe. Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre,  për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” ( parahënësor ), pra më të vjetër se vet Hëna.
Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden Ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman. Ilirët e Ilirisë, dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore, dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut. Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u ngurtësuan në relikt muzeor, po me anë të dinamizmit të tyre, të gjuhës dhe të kulturës bënë Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe mbijetesës. Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro të Epirit kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedonin, dhe gjithandej Greqisë. Epir i Ilirisë – Çamëria, shprehet biri i saj, po me emrin Epir, mua më ke luftëtarë në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria.Eseja vazhdon…
Rrustem Geci – Dortmund, 2017